Rreth nesh

Traditë dhe cilësi ndër vite

Fabrika e mobileve Graniti shpk është një kompani që operon në treg që nga viti 1982 në shitjene mobileve, ndërsa që nga viti 1995 në prodhimin e mobileve, në fillim me një prodhim me kapacitet të vogël kurse tani me një siperfaqe të prodhimit 5000 m2 dhe showroom 4500 m2.


Përvoja jonë e punës në treg ka vendosur një klientelë me besueshmëri të lartë për cilësinë e produkteve dhe fleksibilitet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Prodhimet tona plotësojnë një gamë të gjërë të mobileve si :kuzhina, tavolina, dhoma gjumi për të rritur, dhoma për fëmijë , dhoma dite, sofa, vitrina, tavolina dhe mobile të përshtatura në hapsirën e tuaj.


Ajo që na dallon ne është zgjedhja  e materialeve me cilësi për përpunimin e tyre, fokusimi  drejt modeleve të reja, produktet të dizajnuara me vëmendje në detaje dhe shërbimi ndaj klientit.

Gjithashtu, garancioni, cilësia dhe afërsia ndaj klientëve tanë është motoja jonë.

Efikasiteti ynë qëndron në aftësinë tonë për të vepruar me makineri të teknologjisë së lartë .

Tradita , evoluimi dhe  shfrytëzimit të teknologjisë së sofistikuar janë themeli mbi të cilin ne kemi ndërtuar reputacionin tonë, besueshmërinë dhe sukseset tona.

 

Cilësia dhe garancia

Si qëllim primar kemi vendosur  ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve,  dëshmia më e mirë për këtë është edhe çertifikimi me ISO standard 9001-2000 dhe 9001-2008.

Më shumë

 

Fabrika e Mobileve Graniti

Me traditë pune rrgeth 34 vjeçare në këtë lëmi  kemi arritur të prodhojmë produkte të cilësisë së lartë sipas standardeve më të larta europiane. Vazhdimisht jemi të përkushtuar që të sjellim inovacion dhe kreativitet në lëminë e mobilerisë.